RAPORTI I UNDP-së
Ka rënë përqindja e kënaqshmërisë së qytetarëve ndaj punës së krerëve të shtetit, presidentes Vjosa Osmani, kryeministrit Albin Kurti dhe kryeparlamentarit Glauk Konjufca.
Në matjet e fundit të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), kënaqshmëria për presidenten Osmani ka rënë nga 60.3 sa ishte herën e fundit në 56.2 për qind.
Nga 51.5 për qind, kënaqëshmëria për kryeministrin Kurti ka rënë në 48.9 për qind, ndërsa për kabinetin e tij nga 45.8 në 41.8 për qind.
Më së shumti rënie nga liderët shtetërorë ka përjetuar kryeparlamentari Glauk Konjufca.
Nga 58.3, kënaqshmëria për të ka rënë në 52.2 për qind. Edhe Kuvendi i udhehequr nga Konjufca nuk është më mirë pasi tash shënon vetëm 38.7 për qind nga 46.4 që kishte më herët.
Institucionet e drejtësisë kanë shënuar rritje të vogël.
Gjykatat nga 29 për qind sa ishin në matjet e fundit, janë rritur në 29.3 për qind.
Prokuroria nga 29 është rritur në 30 për qind.
Matjet janë bërë për periudhën prill – nëntor 2023, këto matje të UNDP-së bëhen çdo gjashtë muaj ndërsa ishin 1306 pjesëmarrës në anketë.