Në organizim të Federatës së Atletikës së Maqedonisë së Veriut u mbajtë gara e Kupës shtetërore në disiplinat e hedhjes që kanë bëjnë me gjylen, shtizën, diskun dhe çekiçit për djem dhe vajza në të gjitha kategoritë, duke filluar nga kategoria e pionierëve deri tek seniorët.
Klubi i Atletikës Studenti nga Tetova në këto gara të Kupës shtetërore u prezantua me dy garues në diplinën hedhje e shtizës ,Aldin Ademi në kategorinë e seniorëve për meshkuj, ndërsa Elhame Zeqiri në kategorinë U-23 për vajza në hedhjen e shtizës .
Aldin Ademi doli fitues në hedhjen e shtizës në kategorinë e seniorëve me rezultatin më të mirë 46 metra mne çka fitoi 678 pikë sipas rregullave të IAF. Aldin Ademi pasi 13 metar e 8 centimetra rezultat më të mirë se vendi i dytë.
Ndërkaq në kategorinë e vajzave në kategporinë e garuesve U-23, Elhame Zeqiri doli e katërta me rezulta 19 metra e 25 centmetra duke fituar 330 pikë IAF