Kuvendi do ta mbajë mbledhjen e 145-të: Zgjedhja e anëtarit të KSHZ-së, vazhdimi i vlefshmërisë së pasaportave, ligji për lojërat e fatit…

Kuvendi sot duhet ta fillojë mbledhjen e 145-të në të cilën në rend dite, mes tjerash, jnaë Ligji për ndryshim dhe plotësism të Ligjit për lojërat e fatit dhe për lojërat argëtuese, në lexim të tretë, dhe zgjedhja e anëtarit të Komisonit shtetëror zgjedhor.

Në mbledhje, pritet Abdush Demiri të zgjedhet anëtar i trupit më të lartë zgjedhor në vend. Që ai të zgjedhet, nevojitet mbështetja nga mbi 80 deputetë. Burime partiake për MIA-n të hënën informuan se pritet për Demirin të mos votojnë deputetët e BDI-së dhe nga krahu i Ziadin Selës nga Aleanca për shqiptarët, përderisa LSDM, VMRO-DPMNE dhe koalicionet e tyre dhe opozita shqiptare do ta mbështesin.

Ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për lojërat e fatit dhe për lojërat argëtuee, në lexim të tretë është vendosur sërish në rend dite, pasi që presidenti Stevo Pendarovski nuk e nënshkroi dekretin për të. Që të votohet ky ligj, shumicës parlamentare do t’i nevojiten 61 vota.

Në rendin e propoziar të ditës së mbledhjes së 145-të janë edhe ndryshimet e Ligjit për dokumentet e udhëtimit të shtetasve të RMV-së, me procedurë urgjente, propozuar nga VMRO-DPMNE, si dhe Propozimi i ligjit për ndryshim të Ligjit për rrogën dhe kompensime të tjera të personave të zgjedhur dhe të emëruar në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Propozimi i Ligjit për ndryshim të Ligjit për deputetët, propozime të deputetëve të LSDM-së të cilët kanë të bëjnë me rrogat e funksionarëve.

Në mbledhjen e 145-të plenare në rend dite janë edhe Propozim vendimi për miratim të vazhdimit të afatit për ekzistim të gjendjes së krizës në një pjesë të territorit të RMV-së, për shkak të parandalimit të kërcënimevetë sigurië dhe përforcimit të sigurimit të INP Idrizovë, Propozimi i Ligjit për ndryshim të Ligjit për themelim të Agjencisë nacionale për programe arsimore evropiane dhe mobilitet, Propozimi i ligjit për ndryshim të Ligjit për universitetet e hapura qytetare për mësim të përjetshëm dhe Propozim ligji i plotësuar për të punësuarit në Ministrinë e Mbrojtjes, të gjithë në lexim të dytë.

Në rend dite të mbledhjess ka edhe ligje me procedurë të sshkurtuar dhe atë Propozimi i ligjit për ndryshim të Ligjit për menaxhim me pajisjen elektrike dhe elektronike dhe pajisjes ë mbetur elektrike dhe elektronike, Propozimi i ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për përgjegjësi të zgjeruar të prodhuesit për menaxhim me rrjedhat e posaçme të mbeturinave, Propozimi i ligjit për ndryshim të Ligjit për sport, Propozimi i ligjit për garancë të RMV-së ndaj obligimeve sipas Marrëveshjes kornizë për kredi që do të arrihet mes Bankës për zhvillim pranë Këshillit të Evropës dhe Bankës zhvillimore të RM-së SHA Shkup për kredi programore për Bankën zhvillimore të Maqedonisë së Veriut SHA SSHkup për krijim të vendeve të punës në ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme në Maqedoni të Veriut dhe Propozimi i ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për tokën bujqësore. Gjithashtu me procedurë të shkurtuar në rend dite janë ndryshimet e Ligjit për rrogat e gjykatëve, Propozimi i ligjit për ndryshim të Ligjit për rrogat e anëtarëve të Këshillit të prokurorëve publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Propozimi i ligjit për ndryshim të Ligjit për rrogat e anëtarëve të Këshsillit gjyqësor të RMV-së, Propozimi i ligjit për ndryshim të Ligjit për rrogat e prokurorëve publik, Propozimi i ligjit për ndryshim të ligjit për fitofarmacinë dhe Propozimi i ligjit për ndryshim dhe plotëim të ligjit për avokatin e shtetit.

Në lexim të parë janë Propizimi i ligjit për shpallje të Liqenit të Ohrit për përmendore të natyrës dhe Propozimi i ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për shpallje të Qendrës së vjetër të qytetit të Ohrit për trashëgimi kulturore me rëndësi të veçantë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share