Kryeministri Edi Rama mikpriti sot Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskyy në vizitën e tij të parë në Shqipëri, si bashkëorganizator i Samitit “Ukrainë-Europa Juglindore” që nis sot punimet në Tiranë me pjesëmarrjen e liderëve nga Europa Juglindore dhe Ballkani Perëndimor.
Ky takim bëhet në kuadër të solidaritetit e angazhimit të mëtejshëm të demokracive të vendeve kundër agresionit rus, ku do të diskutojnë se si mund të punojnë së bashku dhe të ofrojnë mbështetjen për Ukrainën, si dhe të kontribuojnë në sigurinë dhe stabilitetin e rajonit tonë dhe Evropës.
Në pritjen që i bëri Presidentit Zelensky në Kryeministri, Rama i dhuroi atij një album me pikturat e krijuara nga vetë Kryeministri. Më pas, Kryeministri Rama dhe Presidenti Zelenskyy nisën një takim kokë më kokë, në zyrën e Kryeministrit Rama, që vijon me takimin mes dy delegacioneve të Shqipërisë dhe Ukrainës./tvklan.al