Osmani: Nëse maqedonasit votojnë vetëm etnikisht – nuk kemi nevojë të marrim pjesë në lojëra të tilla!

Nëse edhe në këto zgjedhje, maqedonasit do të votojnë vetëm në vija etnike, atëherë sipas Bujar Osmanit, nuk ka shpresë se presidenti mund të jetë burim i zgjidhjeve të problemeve në vend. Në atë rast, siç thotë Osmani, shqiptarët nuk kanë nevojë të jenë alibi të një procesi puro etnik dhe përjashtues.

“Ne dalim me këtë kombinim oferte. Keni vlerësuar, edhe pse është tezë shoviniste, se shqiptarët nuk kanë cilësi. Hajde t’i shohim tuajt. Ja ky është kandidati shqiptar. po nëse edhe kjo nuk kalon atëherë më ne nuk kemi arsye të marrim pjesë në lojëra të tilla politike, të cilat nuk kanë asgjë inkluzive. Atëherë ne kërkojmë që presidenti të zgjidhet në parlament me 2/3 e votave dhe me shumicë të dyfishtë”, u shpreh Osmani./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share