Osmani kritikon Pendarovskin: Nuk arriti të bëjë një mbledhje liderësh të partive politike!

Duke folur për ish presidentët e Maqedonisë dhe rolin e tyre, Bujar Osmani ka pasur kritika ndaj tyre, për shkak se siç shprehet ai, kanë qenë burim krizash. progres ka pasur presidenti aktual, por megjithatë, sipas osmanit, edhe ai ka pasur mangësitë e tij në ushtrimin e rolit të presidentit.

“Presidenti aktual që unë e ndaj vlerësimin, në krahasim me tjerët ka pasur një progres. Nuk arriti të bëjë një mbledhje liderësh të partive politike. Që do të thotë se tek ne, presidenti është burim i polarizimit shtesë, që biles edhe e vështirëson rikuperimin. Deri tani. Ideja është që presidenti të jetë ai ind lidhës. Ajo harmoni që krijohet ndërmjet narrativave të ndryshme”, tha mes tjerash Osmani./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share