20 vjet nga vdekja e Presidentit Boris Trajkovski

Vdekja tragjike e Trajkovskit

Në Shkup, Strumicë dhe në Rotimlje të Mostarit në Bosnjë e Hercegovinë është shënuar 20-vjetori i vdekjes tragjike të Presidentit Boris Trajkovski.

Kurora me lule janë vendosur në përmendoren në Rotimlje afër Mostarit, për të shënuar 20 vjetorin e vdekjes tragjike të ish-Presidentit Boris Trajkovski.

Për të shënuar këtë datë mori pjesë një delegacion qeveritar që udhëhiqej nga Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska Stojcevska dhe Ministrja e Ambientit jetësor, Kaja Shukova, por edhe përfaqësues të kabinetit presidencial, Kuvendit dhe ARM-së.

Në vendprehjen e tij në Shkup, kurora me lule kanë vendosur Presidenti Pendarovski, Kryeparlamentari Jovan Mitreski, delegacioni I Qeverisë por edhe bashkëshortja e tij Vilma dhe anëtarë të familjes.

Në Strumicë, delegacioni qeveritar udhëhiqej nga Zv/Ministrja plotësuese për Punë dhe Politikë Sociale, Jovanka Trençevska.

Në një aksident ajror që ndodhi më 26 shkurt 2004 humbi jetën Presidenti Boris Trajkovski dhe një delegacion prej tetë anëtarëve që po udhëtonte drejt një Konference Ndërkombëtare në Mostar të Bosnjë e Hercegovinës.

Shkaqet e aksidentit, që shkaktoi kontraverza në opinion, u hetuan përmes dy hetimeve. Në të dy raportet, si arsye për rënien e avionit të presidentit, u përmendën gabime të pilotëve dhe lëshime tjera sistematike./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share