Jep dorëheqje kryeministri palestinez

Kryeministri palestinez Mohammad Shtayyeh tha sot se ai dorëzoi dorëheqjen dhe ia përcolli vendimin e tij presidentit palestinez Mahmud Abbas.

Shtayyeh tha se ai dha dorëheqjen për të ndërtuar një konsensus më të gjerë midis palestinezëve mbi marrëveshjet politike pas luftës së Izraelit kundër Hamasit në Rripin e Gazës.

Reuters raporton se masa vjen në kohën e rritjes së presionit të SHBA ndaj Presidentit Abbas për të riorganizuar Autoritetin Palestinez në një kohë kur përpjekjet ndërkombëtare po intensifikohen për t’i dhënë fund luftimeve në Rripin e Gazës dhe për të filluar punën për krijimin e një strukture politike për të qeverisur enklavën pas luftës.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share