Policia ka njoftuar se dje në ora 16:20 në zonën e Gazi Babës, zyrtarët policorë kanë arrestuar T.T. (62) nga Shkupi pasi në shtëpi me armë e ka kanosur motrën e tij 63-vjeçare.
“Me datë 24.02.2024, në ora 16:20 në zonën e Gazi Babës, punonjësit policorë të stacionit policor Gazi Babë kanë privuar nga liria T.T. (62) nga Shkupi për shkak se i njëjti në shtëpi, me pistoletë ka kërcënuar motrën e tij 63 vjeçare. Nga ai është marrë një pistoletë “Zastava e kuqe m-70” e kalibrit 7.65 mm, një karikator për pistoletë me 8 fishekë kalibër 7.65 mm dhe leja për armëmbajtje. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzim përkatës”, njoftojnë nga MPB.