BDI i kundërpërgjigjet VMRO-DPMNE-së: Nuk shantazhojmë por kërkojmë barazi

Duke iu kundërpërgjigjur akuzave të djeshme të VMRO-DPMNE-së, nga BDI thonë se nuk shantazhojnë me kërkesën për zgjedhjen e presidentit në Kuvend, por se kërkojnë baraza. Në kumtesë për meduat nga integristët thonë VMRO-DPMNE vazhdon ta perceptojë barazinë në shoqëri si shantazh dhe se i refuzon idetë progresive për shkak të ngecjes në mendjen konservatore të dominimit të imagjinuar etnik në shtetin e përbashkët.

“Kërkojmë nga VMRO DPMNE të kapërcejë vetveten, të pranojë barazinë në shoqëri dhe në të njëjtën kohë të deklarohet kundër Rusisë, për Evropën, si dhe të distancohet nga pikëpamjet poetike pro-Putiniste të kandidates së tyre ruso-nostalgjike Gordana Davkova, të mundur dikur. Bashkimi Demokratik për Integrim beson se qytetarët e vendit tonë janë të bindur për idetë progresive të Ali Ahmetit dhe kontributin e tij për stabilitetin e vendit dhe formimin e tij euro-amerikan. Këtë do ta vërtetojnë më 24 prill dhe 8 maj”, thonë nga BDI./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share