Rritja e pagës minimale – Kaevski: Me LSDM-në paga mesatare arriti në 40 mijë denarë

LSDM thotë se derisa ajo është në pushtet, pagat e qytetarëve vazhdimisht shënojnë rritje, me çka edhe qytetarët kanë standard më të mire jetese. Deputeti dhe zëdhënësi i parties, Darko Kaevski, në konferencë për mediat ka thënë se arritën të ngrenë pagat në nivel historik e me këtë vlerësohet edhe puna e çdo qytetari.

“LSDM arriti të ngrejë pagën mesatare në nivelin më të lartë historikisht prej 40.000 denarë! Kjo është 650 euro. Në kohën e VMRO-DPMNE-së, paga mesatare mezi ishte 22.000 denarë apo 360 euro. LSDM-ja jo vetëm që e realizoi premtimin zgjedhor për 500 euro pagë mesatare, por edhe e kaloi atë në 650 euro. Sot paga mesatare është 290 euro më e lartë se në kohën e DPMNE-së, gati dyfish. LSDM vlerëson dhe respekton punën e punëtorëve, me LSDM ka më shumë për të gjithë”, u shpreh zëdhënësi i LSDM-së, Darko Kaevski./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share