Ambasadori i Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, Ilir Kapiti, ka bërë të ditur se mbrëmë bashkë me kryeministrin e Kosovës , Albin Kurtin, e të pranishëm të tjerë e kanë festuar 16-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
“Mbrëmë festuam Pavarësinë e Republikës së Kosovës në Londër. U kënaqëm dhe u frymëzuam nga fjalimi i kryeministrit Albin Kurti”, ka shkruar Kapiti, transmeton KlanKosova.tv.
“Energjia dhe pasioni në sallë ishin të dukshme teksa reflektonim në rrugëtimin e Kosovës dhe popullit të saj”, përfundoi ai.