I Dërguari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se janë të brengosur për trajtimin që është duke ju bërë Qeveria e Kosovës.
I pyetur nga Zëri i Amerikës rreth pasojave që mund të ketë qeveria e drejtuar nga Albin Kurti, ai ka thënë se nuk dëshiron që t’i përmendë, porse qëndrimet e hapura të tyre tregojnë se ku janë duke shkuar marrëdhëniet politike dhe diplomatike në mes të dyja vendeve.
“Ne jemi shumë të brengosur sepse Qeveria e Kosovës nuk po na trajton si partner, ata nuk punojnë me në për stabilitetin rajonal dhe minojnë dialogun – për të cilin Amerika është plotësisht e angazhuar”, ka thënë Escobar, transmeton KlanKosova.tv.
“Mendoj se ambasadori ynë, Hovenier e ka thënë më së miri, po komplikohen kapacitetet tona për ta ndihmuar integrimin e Kosovës në bashkësinë transatlantike. Kudo që ne flasim për Kosovën me parterët tjerë, në veçanti me ata që nuk e kanë njohur, ata shohin që Kosova nuk po përmbush obligimet në dialogun që është nën ombrellën e BE-së, që përfaqëson krejt BE-në”.
“Kështu, neve na e bënë më të vështirë që ta mbrojmë argumentin për Kosovën në çfarëdo mënyre, përfshirë atë për anëtarësim në BE, NATO, në Këshillin e Evropës dhe organizatat tjera”.