Ish-kancelari austriak dënohet me tetë muaj burgim me kusht për dëshmi të rreme

Ish-kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, është dënuar me tetë muaj burgim me kusht.

Ai është gjetur fajtor për dhënie të dëshmisë së rreme. Sidoqoftë, vendimi ende nuk është përfundimtar, raporton Tagesschau, transmeton KlanKosova.tv.

Gjykata Rajonale e Vjenës gjeti se Kurz ushtroi ndikim më të madh në emërimin e bordit mbikëqyrës të kompanisë shtetërore Holding “ÖBAG” sesa kishte pranuar në komitetin hetimor “Ibiza”.

37-vjecari e kishte pranuar hetimet para komisionit parlamentar në qershor të vitit 2020.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share