Shtypi izraelit shkruan se Netanjahu ua parashtroi në një dokument, anëtarëve të kabinetit të luftës gjatë një mbledhjeje në orët e vona të së Enjtes. Plani përjashton mundësinë që autoriteti palestinez që qeveris Bregun Perëndimor, të administrojnë edhe Rripin e Gazës, që do të demilitarizohet dhe do të deradikalizohet plotësisht.
Për rindërtimin, sipas Netanjahut, do të kujdesen vendet arabe, por nuk do të ketë financime nga Irani e Katari, e po ashtu do të zbohet Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët në Gaza “UNRUA”.
Plani megjithatë, pritet të mos ketë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe Egjiptit, ndërmjetësuesve kryesorë të fundit të luftës, që kërkojnë mbështesin një shtet të pavarur palestinez.
Tv Klan