Dokumentet e udhëtimit/ Mbërrijnë 140.000 formularë për pasaporta

140.000 formularë për pasaporta kanë mbërritur në vend. Dërgesën personalisht e kishte pritur në vendkalimin kufitar në Bogorodicë, Zv/Ministri i Brendshëm plotësues, Mitko Bojmacaliev.

Ai paralajmëroi se shumë sh[jet do të mbërrijë edhe një dërgesë e re prej 85.000 formularëve, me cka pritet të kompletohet shifra prej 225.000.

“Deri tani kanë mbërritur 1.509.600 formularë për dokumente të udhëtimit, kurse me formularët që do të mbërrijnë nesër dhe deri në fund të muajit do të jenë 1.734.600” – ka shkruar në Facebook, Zv/Ministri Bojmacaliev.

MPB-ja ka potencuar se, në kushte të qeverisë teknike, po kërkohen mënyra për rritjen e kapaciteteve për shtypjen e pasaportave. Afati optimal për ndërrimin e të gjithë dokumenteve mbetet fundi i vitit.

VMRO-DPMNE ka bërë thirrje që të ndryshohet Ligji për dokumentet e udhëtimit, sipas parimit të njëjtë sikurse ligji që kishte të bëje me lejet e vozitjes, që edhe pasaportat të vlejnë për përdorim të brendshëm.

LSDM-ja kundërpërgjigjet se me Marrëveshjen e Prespës janë marrë obligime, kurse pasaporta është dokument për përdorim ndërkombëtar.

Sipas Marrëeveshjes së Prespës, pasaportat pa emrin e ri Maqedonia e Veriut, nuk vlejnë pas 12 shkurtit.

Me emrin e vjetër të shtetit, vlejnë lejet e vozitjes dhe të trafikut, të cilët me ndryshime ligjore afati u vazhdua deri në fund të vitit. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share