Osmani: Kur të konfirmohet largimi i kryetarëve në veri, brenda afatit i caktoj zgjedhjet

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur edhe njëherë për procesin e peticioneve për shkarkimin e kryetarëve në veri të vendit. Këtë proces, Osmani e quan të drejtë legjitime të qytetarëve, raporton Ekonomia Online.

Osmani ka deklaruar se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke i proceduar për konfirmim final këto nënshkrime. Ndërsa thekson se në momentin kur të konfirmohen largimet e kryetarëve atje, brenda 30 deri 45 ditë do t’i caktojë zgjedhjet e reja.

“Ju e dini që e kjo e drejte e qytetarëve e të gjithave komunave tona që  nëpërmjet peticionit ta kërkojnë largimin e kryetarëve. Tashmë është e paraparë  me ligjet e aplikueshme në Kosovë. Përveç kësaj ministria përkatëse ka miratuar një udhëzim administrativ që i parasheh procedurat”.

“KQZ është brenda atyre afateve të parapara me udhëzim administrativ dhe për aq sa jam e informuar në takimet e vazhdueshme të kryetarit të KQZ jemi duke proceduar më konfirmimin final të këtyre nënshkrime dhe besoj që shumë shpejt KQZ do të mblidhet për ta miratuar edhe atë që quhet plan operacional që parasheh datat e të gjithave procedurave tjera, përfshirë edhe kur do të mbahet largimi i kryetareve dhe menjëherë pasi të konfirmohen rezultatet e largimit të kryetareve të cilat kërkojnë mbi 50 për qind e të gjithë trupit votues të votojnë pro dhe nëse ndodh një gjë e tillë, brenda 30 deri 45 ditë është afat i cilit unë si presidente  caktoj zgjedhje të reja lokale”, u shpreh Osmani.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share