Shoqata e Mjekëve Shqiptarë të Maqedonisë së Veriut miratoi programin vjetor

Shoqata e Mjekëve Shqiptarë të Maqedonisë së Veriut ka mbajtur sot në Tetovë mbledhjen e rradhës ku Kryesia qendrore në mbledhje përcaktoi edhe programën vjetore e aktiviteteve të Shoqatës.

“U përcaktua programa e mbajtjes së manifestimit qendror për arsye të ditës botërore të Shëndetësisë 7 Prill , që do të mbahet në Dibër me 13 Prill. Në këtë manifestim përveç aspektit solemn do të ketë edhe aktivitete shkencoro-edukative të akredituar në kuadër të edukimit të kontinuar mjekësor”, theksojnë nga Shoqata e Mjekëve Shqiptarë të Maqedonisë së Veriut.

Nga shoqata e Mjekëve shqiptar njoftojne se në këtë mbledhje po ashtu u përcaktuan edhe temat për Takimin profesional të radhës XXIX./tvklan.mk

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share