Ministria e Drejtësisë e miratoi Planin vjetor operacional për vitin 2024, për implementimin e Planit të dytë Kombëtar të Veprimit të RMV-së, për implementimin e Rezolutës 13/25 të OKB-së, “Gratë, Paqja dhe Siguria” (2020-2025).
Në të parashikohen aktivitete për realizimin efikas dhe efektiv të qëllimeve të përcaktuara të Ligjit për pagesën e kompensimit në të holla për viktimat e veprave penale të kryera me dhunë, parandalimin e dhunës ndaj grave, ndërtimin e kapaciteteve për zbatimin praktik të dispozitave të Konventës së Stambollit përmes trajnimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë.
Ministria e Drejtësisë do ta njoftojë Ministrinë e Mbrojtjes për shkallën e realizimit të këtij plani, në nivel gjashtëmujor dhe nivel vjetor.