Ahmeti: Fronti Europian po ndërtohet dhe është i hapur për të gjitha partitë

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka thënë se Fronti për Europë është në ndërtim e sipër dhe i hapur për të gjitha partitë të cilat duan që vendi të shkojë drejtë Bashkimit Eurpian. Në përgjigje ndaj gazetarëve, Ahmeti tha se ka biseduar edhe me kryetarët e partive tjera më të vogla që ti bashkëngjiten këtij fronti dhe se presin edhe vendimin e Ziadin Selës.

“I inkurajoj të gjithë partitë që ky moment është moment historik për ne, për shtetin, që ky front të jetë sa më i etabluar, sa më i organizuar. z. Sela sigurosht do e diskutojë vendimin dhe përcaktimin e tij final se si do të përcaktohet. Mendimi im është se z. Sela duhet të shpallë një referendum në partinë e tij për atë a do të shkojë si parti autonome apo do ti bashkohet Frontit për Europë. Ky mbetet në autoritetin e Aleancës për Shqiptarët që ata të vendosin. Dyert, vullneti ekziston për Frontin e  përbashkët”, deklaroi Ali Ahmeti./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share