Një grua e moshës 23-vjeçare është gjetur e vdekur në autostradën “Arbën Xhaferi”, në drejtimin Ferizaj – Prishtinë.
Viktima është shtetase nga Ukraina.
Lidhur me rastin, Prokuroria Themelore e Ferizajt i ka nisur hetimet.
Kryeprokurori Shukri Jashari, tha për Klankosova.tv se po punohet intensivisht për zbardhjen e rastit.
“Akoma nuk dihen ende dyshimet apo shkaqet e rastit, sepse jemi në fazën fillestare të trajtimit të rastit”, tha Jashari për Klankosova.tv
“Do të bëhen të ditura me kohë detajet e reja”, theksoi ai.