“Debati i madh rreth presidentit” – Tre pikat e Taravarit dhe koalicionit VLEN për hapjen e Kushtetutës

Kreu i ASH-së dhe kandidati i opozitës shqiptare në koalicionin VLEN për president shteti, Arben Taravari përmes një daljeje të jashtëzakonshme publike ka prezantuar synimet e tij si kandidat, por edhe të partnerëve të tij në koalicion për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, përcjell tvklan.mk. Qëllimi i tyre, siç thotë t=Taravari, është i dyfishtë dhe atë, kalimi në raundin e dytë dhe hapja e debatit të madh rreth pozitës së presidentit në sistemin politik të vendit.

“Siç dihet, Maqedonia e Veriut është republikë parlamentare e jo republikë presidenciale apo gjysëm-presidenciale. Veç kësaj, i tërë sistemi ynë politik dhe kushtetues është i ndërtuar mbi modelin e demokracisë kosensuale midis dy kombësive më të mëdha, dhe kjo është sanksionuar me futjen e Marrëveshjes së Ohrit në Kushtetutë. Andaj, platforma ime presidenciale do të ndërtohet pikërisht rreth forcimit të demokracisë konsensuale, në linjën e mendimit të Arbën Xhaferit. Unë dhe partnerët synojmë që hapja e ardhshme e kushtetutës të përfshijë tre elemente: futjen e bullgarëve dhe pakicave tjera në Kushtetutën, heqjen e 20 përqindëshit që definon gjuhën shqipe, zgjedhjen e presidentit ta bëjmë në Kuvend e jo më përmes zgjedhjeve”, deklaroi Taravari, kandidat i koalicionit VLEN për president.

 Me këtë mënyrë, sipas Taravarit dhe koalicionit VLEN, forcat politike që përfaqësojnë dy kombësitë më të mëdha do të vendosin bashkë në Kuvend për shpërndarjen e tre posteve më të larta shtetërore.

“Ftoj shqiptarët dhe BDI-në, e cila akoma hamendësohet kë do ta kandidojë dhe e cila në të kaluarën ka mbështetur edhe kandidat maqedonas për president duke u thirrur në konsensualizëm, që të mbështesë vizioni tim dhe kandidaturën time. Tash e kemi mundësinë që së bashku të forcojme demokracinë konsensuale në mënyrë kushtetuese. Tash mund të sigurojmë njëri nga tre postet kryesore shtetërore automatizëm t’u takojë shqiptarëve, si kombi i dytë shumicë në Maqedoni”, ka deklaruar Arben Taravari./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share