Akuza nga opozita / VMRO-DPMNE: Kovaçevski kërcënon mediat!

VMRO-DPMNE thotë se dënon ashpër deklaratat e Kovaçevskit për mediat, që sipas tyre, mund të definohen si deklarata për censurë dhe kërcënime. Sic thonë nga opozita, kur Kovaçevski u dërgon mesazhe mediave se do të klithin nëpër bodrume, kjo paraqet sulm të paparë ndaj lirisë së mediave.

“Dimitar Kovaçevski kërcënon drejtpërdrejtë mediat dhe gazetarët. Kërcënimet e tij kanë për qëllim t`i frikësojnë gazetarët dhe të ndikojnë në raportimet e tyre. u bëjmë thirrje Delegacionit të BE-së, të gjithë organizatat ndërkombëtare dhe përfaqësuesve të faktorit ndërkombëtar të reagojnë ndaj këtij akti, kurse treguesit e këtillë nuk duam të përmenden në Raportin e ardhshëm të KE-së, për shkak se një politikan në ikje ka vendosur ta rrënojë imazhin e Maqedonisë”, tha Mile Lefkov.

Nga VMRO-DPMNE kanë publikuar edhe video-materiale ku pretendojnë se janë dërguar mesazhe kërcënuese ndaj mediave nga partitë në pushtet./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share