Demiri-Johansen: Forcimi i sistemit shëndetësor – prioritetet e OBSH-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë

Ministri i Shëndetësisë, dr. Ilir Demiri, ka pasur takimin e parë zyrtar me dr. Ane Johansen, Përfaqësuese Speciale e OBSH-së për Maqedoninë e Veriut dhe shefe e zyrës së OBSH-së në Shkup.

Demiri dhe Johansen diskutuan për prioritetet e përbashkëta në fushën e shëndetësisë dhe aktivitetet që do të realizohen në kuadër të marrëveshjes dyvjeçare të bashkëpunimit ndërmjet OBSH-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë, për periudhën 2024-2025.

Në takim u theksua nevoja e vazhdimit të aktiviteteve të përbashkëta për të siguruar mbulim shëndetësor universal të popullatës dhe për të mundësuar akses më të mirë të pacientëve në kujdesin shëndetësor, duke përmirësuar funksionimin e institucioneve në sektorin shëndetësor, vazhdimi i reformave në kujdesin parësor shëndetësor, forcimi i aktiviteteve për parandalimin e sëmundjeve jo ngjitëse dhe miratimi sa më i shpejtë i planeve kombëtare dhe rregulloreve ligjore të përgatitura me mbështetjen e OBSH-së.

Ministri Demiri falënderoi për mbështetjen e përgjithshme që Organizata Botërore e Shëndetësisë i jep Ministrisë së Shëndetësisë dhe shprehu gatishmërinë për të vazhduar më tutje bashkëpunimin e suksesshëm.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share