Jasir Asani mbetet në Korenë e Jugut dhe do të nisë sezonin e ri me skuadrën e Gwangju.
Sulmuesi i kombëtares e kërkonte me ngulm një transferim në Europë para kampionatit Europian, mirëpo kushtet nuk u plotësuan dhe 28-vjeçari do të veshë sërish fanellën e Gwangju.
Një nga arsyet kryesore se përse transferimi i Asanit në Europë dështoi, ishin edhe për shkak të kërkesave të larta financiare nga ana e klubit koreano-jugor.
Sezoni i ri në elitën e Koresë së Jugut do të startojë më datë dy mars aty ku skuadra e Asanit përballet me Seoul në shtëpi.
Në sezonin e kaluar, Asani ishte një ndër lojtarët kryesorë të Gwangju teksa shënoi shtatë gola në 33 ndeshje, shkruan ss.