“ASH e vetme merr 6 deputetë” ! Lloga-Taravarit: Aleanca përgjysmohet në koalicionin me LEN

Krenar Lloga në Klan Debat ka folur për zhvillimet e ngjarjeve që çuan deri në përçarjen e Aleancës për Shqiptarët dhe ndarjen e saj në dy tabore me dy kryetarë partie. Sipas Llogës, oferta që Taravari e ka marrë nga LEN nuk është më e madhe se 5 deputetë.

“Sa deputetë merr Aleanca ngaky koalicion, e pyeta. Më tha, 5-6. Po i them në 10 deputetë, 3o përiqndëshi është 3. Në 5 është 1. D.m.th. në këtë që më përkthen në numra Aleanca duhet të përgjysmohet në koalicionin me LEN dhe unë nuk mund ta pranoj se Aleanca duke qenë e vetme, ka kapacitetin që në rezultatin më të keq të saj të ketë 6 deputetë”, tha mes tjerash Lloga duke rrëfyer bisedën që ka pasur me Taravarin para se të ndodhte përçarja./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share