“Hapja e procedurave do të thotë që Komisioni Europian do të hetojë funksionalitetet, sistemet dhe politikat e TikTok në lidhje me disa shkelje të dyshuara”, tha një zëdhënës i BE-së.
Komisioni do të vlerësojë nëse TikTok është në përputhje me kërkesat për platformat e mëdha të mediave sociale për të zbutur rrezikun që përdoruesit të bëhen të varur nga përmbajtja e tyre dhe për të mbrojtur privatësinë dhe sigurinë e të miturve.
“Mënyra e verifikimit të moshës në TikTok që synon parandalimin e fëmijëve nga aksesi e përmbajtje të papërshtatshme, mund të mos jetë efektive”, shtoi Komisioni Europian.
Hetimi do të shqyrtojë gjithashtu nëse TikTok ka qenë transparent në lidhje me reklamat në platformën e tij dhe u ka dhënë studiuesve akses të mjaftueshëm në të dhënat e tij./tvklan.al