Britania e Madhe është tronditur nga rasti i gjetjes së pajetë të tre fëmijëve në Bristol. Dyshohet se ata u vranë nga nëna e tyre sudaneze.
Ajo po mbahet nën arrest në spital ku po kurohet për disa plagë të marra. Më i vogli mes viktimave është 10-muajsh, një vajzë 3 vjeçe dhe djali 7 vjeç. Hetuesit po përpiqen të zbardhin dinamikën e ngjarjes.
Tv Klan