Osmani tha se kjo i është konfirmuar asaj edhe nga aleatët, transmeton Klankosova.tv
“Dëshmitë janë konfirmuar nga aleati ynë më i rëndësishëm, dhe janë ndarë me shtetet anëtare të NATO-s. Gjithçka çon te Vuçiqi. S’po flasim te humbja e tij e kontrollit ndaj disa bandave. Po flasim për të se ka organizuar e urdhëruar sulmet nëpërmjet bandave. Tani ai po mundohet t’i ikë përgjegjësisë, duke dhënë disa emra. Të gjithë e dinë, kam pritur në zyre shumë mysafirë e liderë e ma kanë konfirmuar këtë. Ka raste edhe kur i kanë thënë Vuçiqit direkt, se kanë shumë dëshmi se ai ishte pas sulmit. Është konfirmuar kjo dëshmi nga aleatë të ndryshëm”, tha ajo në këtë intervistë të dhënë më 8 shkurt.
E para e shtetit të Kosovës theksoi se secili shtet do të vendosë vetë se si do t’i përdorë këto dëshmi.
Ajo foli edhe rreth hetimeve vendore, ku tha se një pjesë e tyre është publikuar, dhe për tjetrën do të vendosë Policia.
“ Të gjithë dëshmitë janë aty për ata që duan t’i shohin. Por, ka disa shtete që s’duan t’i përdorin e të tjerat që duan t’i injorojnë. Por, historia na ka mësuar rëndë në shumë raste, se kur autokratët mundohen të qetësohen, atëherë ata inkurajohen të bëjnë më tepër e jo më pak”, tha Osmani.