Ekspertët ishin të shqetësuar për fatin e piramidës më të vogël të Gizës
Egjipti ka anuluar një plan të diskutueshëm për të rinovuar piramidën e Menkaure, më e vogla nga tre piramidat e mëdha të Gizës.
Autoritet egjiptiane njoftuan planin muajin e kaluar, duke deklaruar se ky do të ishte “projekti i shekullit”.
Por lajmi se piramida mund të ndryshohej shpejt tërhoqi kritika, duke bërë që zyrtarët në Egjipt të rishikonin projektin. Struktura 4500-vjeçare fillimisht ishte e mbuluar me 16 shtresa blloqe graniti, por vetëm shtatë kanë mbetur sot.
Gjatë shekujve, plaçkitja dhe kushtet atmosferike shkaktuan zhdukjen e shumë shtresave të piramidës, duke lënë vetëm shtatë shtresa në kohët moderne, megjithëse blloqe të shumta graniti të rënë mbeten të shpërndara rreth bazës së piramidës.
Projekti për zëvendësimin e granitit do të vazhdojë vetëm pas një viti.
Aktualisht, piramidat janë e vetmja nga shtatë mrekullitë e botës antike që kanë mbetur ende.
Klan News