NISI SEZONI PRANVEROR NË FUTBOLL
Pesë ndeshje të xhiros së 19-të në Ligën e pare të futbollit vendor do të zhvillohen të dielën me fillim në ora 14:00. Takime më interesante pritet të zhvillohen në Çair, Gjorçe Petrov dhe në Maxhari.
Një ndeshje mjaftë interesante dhe tejet e rëndësishme zhvillohet mes ekipit Makedonija Gj.P dhe Shkëndijës, meqë vendasit luftojnë mbijetesën, ndërsa tetovarët për titullin kampion. Trajneri i ekipit të Shkëndijës, Jeton Beqiri në emisionin “Ora e Parë” në Klan Maqedoni, shprehet optimist por edhe i matur në deklarata.
“Zakonisht unë mundohem që të jem shumë i matur në deklarata për shkak se përveç që duhet të jemi shumë optimist dhe të përçojmë optimizëm ne duhet të përçojmë edhe maturi. Unë prognozoj që ekipi i Shkëndijës do të del fitues në këtë ndeshje dhe shpresoj shumë që do nisim kampionatin me këmbë të mbarë” – tha Jeton Beqiri, trajner i KF Shkëndija.
Rabotniçki në stadiumin “Boris Trajkovski” në Maxhari përballet me kampionin vjeshtor ekipin Struga Trim Lum.
“Na vjen një kundërshtarë i cili sezonin e kaluar ishte kampion, e dimë kush është Struga, por ne jemi të fokusuar tek vetvetja që të luajmë ashtu siç dimë. Mendoj se do të jetë një ndeshje e mirë, por varet edhe se si do të jenë këtu terrenet. Shpresoj në një ndeshje të mirë dhe le të fitoj ekipi më mirë” – tha Goce Sedloski, trajner i Rabotniçkit.
Në Çair përballen dy skuadrat shqiptare, Shkupi kundër Voska Sport. Vendasit luftojnë për titullin kampion, ndërsa Voska për mbijetesë.
“Ndeshjen e ditës së diel, në Çair presim që t`i marrim tre pikët . T`i gëzojmë “Shvercerat” dhe normalisht të fillojmë fitore” – tha Artan Iljazi, kapiten i FC Shkupit.
Të dielën me fillim në ora 14:00, takohen: Rabotniçki – Struga Trim Lum, Makedonija Gj.P – Shkëndija, Shkupi – Voska Sport, Bregallnica – Tikveshi dhe Sileksi – AK Brera. /tvklan.mk/