Drejtuesit e FC Shkupi në faqen zyrtare kanë njoftuar se krahas ndryshimeve të shumta në formacion, ku skuadra nga Çairi ishte një ndër skuadrat më aktive në afatin kalimtar të dimrit , ka sjellë plotë 9 futbollistë të rinj, përfshirë këtu edhe të fundin, Aleksandar Bogdanoski, skuadra nën kampione e vjeshtës ka bërë ndryshime edhe në stafin menaxhues. Kështu së fundmi nga kjo skuadër njoftojnë se Minas Osmani, një emër i njohur në futbollin tonë vendor, prej sot e tutje do të kryej punën e “Team Manager”.
“Jam i lumtur që kryesia më ka përzgjedhur mua që të jem “Team Manager” i ekipit FC Shkupi. Shpresoj që me përvojën time shumë vjeçare do të ndihmoj ekipit në sfidat e ardhshme që na presin në fushë dhe jashtë saj që në fund të gëzojmë tifozët tanë të flaktë “Shvercerat” dhe bashkë të festojmë dy tituj at të Kampionit dhe të Kupës”, deklaroi Minas Osmani.
Minas Osmani hapat e parë me futbollin i kishte bërë te skuadra e Vardarit, ndërsa si profesionist i njëjti një periudhë shumë të bukur kishte luajtur edhe me skuadrën e tij të zemrës, FC Shkupin,.
Pikërisht, Osmani gjatë ditës së sotme në rolin e tij të ri, atë të “Team Manager”, prezantoi përforcimin e fundit të FC Shkupit, Aleksandar Bogdanoski.