FFK nesër e prezanton përzgjedhësin e ri të Kosovës

Përzgjedhësi i ri i Kosovës, Franco Foda, do të prezantohet edhe zyrtarisht nesër. Kështu ka njoftuar ditën e sotme Federata e Futbollit e Kosovës (FFK).

Federata e Futbollit e Kosovës, nesër, do të bëjë prezantimin e përzgjedhësit të ri të Kombëtares. Prezantimi para medieve do të bëhet në orën 14:00 në hotel “Emerald”.

Siç dihet, sipas raportimeve të fundit, Foda ka udhëtuar ditën e sotme drejt Prishtinës për të finalizuar marrëveshjen me FFK-në. Detaje nga kjo marrëveshje pritet të zbulohen të shtunën.

Franco Foda, babai i të cilit është italian, ka shtetësi gjermane. Ai është i lindur në qytetin e Mainzit.

57-vjeçari është pa punë që nga shtatori i vitit 2022, kur ishte larguar nga Zurichi.

Ai kishte drejtuar Kombëtaren e Austrisë nga nëntori 2017 deri në mars 2022 duke u bërë trajneri i parë që drejtoi austriakët në një fazë të 16-të të Kampionatit Evropian.

Kaiserslautern (Gjermani) e Sturm Graz (Austri) janë dy skuadrat tjera që ai ka drejtuar gjatë karrierës së tij.

Franco Foda me skuadrën austriake ishte shpalluar kampion në sezonin 2010/11, si dhe kishte fituar trofeun e Kupës së Austrisë një sezon më herët. 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share