Fillon pjesa pranverore e kampionatit në Ligën e Dytë – Besa kundër Osogovës, Arsimi kundër  Novacit

Me ndeshjet e xhiros së 16-të të shtunën starton stinori pranveror  në Ligën e dytë  të futbollit.

Lideri në renditjen e tabelës, Besa e Dobërdollit  e  cila  në sezonin vjeshtor  nga  15 ndeshje të zhvilluara   shënoi  13 fitore, 1 barazim dhe  1 humbje. Të shtunën është nikoqire e Osogovës, për ndeshjen në fjalë futbollisti me më përvojë mesfushori  Armend Alimi,  për Klan Maqedonia deklaroi:

“Shpresoj që nesër të nisim me fitore, kemi më shume se 1 muaj që kemi nis me përgatitje dhe mendoj se jemi maksimalisht të gatshëm për të vazhduar kampionatin aty ku e lamë domethënë me fitore. E respektojmë kundërshtarin e nesërm por për ne janë të rëndësishme vetëm 3 pikët që besoj se do ti arrijmë, pasi që dihet qëllimi ynë është Liga e Parë, prandaj çdo ndeshje është e rëndësishme për ne” deklaroi futbollisti Armend Alimi

Në stadiumin e Reçicës së Madhe klubi i futbollit Arsimi i Çegranit është nikoqire e Novacit. Ekipi nga Çegrani e cila pjesën vjeshtore të kampionatit e përfundoi në pozitën e katërt me 23 pikë, që do thotë pjesën e dytë kampionatit e nisë pa ndonjë ngarkesë të veçantë sa i përket mbijetesës pas shpreson të lufton për pjesën e epërme të tabelës. Trajner i Vildan Saliu  për  ndeshjen e  së shtunës deklaroi : “Bashkë me stafin teknik  pas një gjysmë sezoni të shkëlqyer  gjithsesi  se kemi detektuar pikat  ku mund të bëjmë ende më mirë, andaj, bashkë me ta  në fazën përgatitore  nga e cila kemi  dalë më se të kënaqur  kemi punuar si në aspektin  tekniko taktik ashtu edhe  në  harmonizimin  e ekipit , sidomos  me  prurjet e reja  në këtë afat kalimtar  të dimrit. Ardhjet  cilësore  për të cilët besojmë dhe shpresojmë që të  risin cilësinë dhe konkurrencën pozitive  në skuadër. Në klub mbretëron një atmosferë shumë pozitive  dhe e bukur, që mendoj  se do të jetë një armë shtesë e klubit  tonë. Shpresoj  dhe  besoj se  do fillojmë kampionatin mbarë, me fitore , pavarësisht disa mungesave  që kemi për shkak të lëndimeve . Na pret  një gjysmë sezon  i gjatë  ku besoj që do të shohim  Arsimin, më të fortë dhe më të përgatitur se kurrë” tha ai.

 Bashkimi i Kumanovës në ndeshjen e parë të sezonit vjeshtor  është mysafire e Ohërit në stadiumin “Biljanini Izvori”. Kapiteni Burhan Aliji ditë më parë  deklaroi se  ekipi i tij ka pretendime të qarta në pjesën pranverore të kampionatit. “Ambiciet tona janë për me u ngjit sa më lartë për me siguruar mbijetesën. Shpresojmë që me rezultate pozitive ta fillojmë kampionatin me fitore ose së paku me barazim. Na pret një sezon i vështirë. Por shpresoj dhe besoj në rezultate pozitive”, tha Burhan Aliji.

Në javën së 16-të në Ligën e Dytë të futbollit vendor të shtunën me fillim në orën 14:00, takohen: Besa – Osogova, Arsimi -Novaci,  Skopje-Kamenica Sasa,  Vardari – Detonit Pllaçkovica, Karaorman-Kozhufi, Ohri – Bashkimi, Pelisteri – Bellasica dhe Teteksi-Pobeda

Tabela pas përfundimit të sezonit vjeshtor: 1. Besа 40 pikë (15- 13-1-1(37-8)  2.Detonit Plaçkovica 35, 3.Pelisteri 33, 4.Arsimi 23, 5. Kozhufi 23, 6. Ohri 23, 7.Novaci 22,. 8.Skopje 21, 9,Bellasica 20, 10.Vardari (N) 18, 11.Teteksi 18, 12.Bashkimi 18, 13.Pobeda 15, 14.Osogova 12, 15.Karaormani 11, 16. Kamenica Sasa 8 pikë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share