Qeveria, me propozim të Ministrit të Drejtësisë, ka emëruar profesoreshën Renata Deskoska për anëtare dhe profesorin Jeton Shasivari për zëvendës anëtar të Komisionit të Venecias.
Komisioni i Venecias është organ i Këshillit të Evropës dhe është i përbërë nga ekspertë të pavarur, të cilët janë të pranuar dhe të njohur për përvojën e tyre në institucionet demokratike dhe për kontributin e tyre në të drejtën kushtetuese dhe sistemin politik, me detyrën e ofrimit të këshillave juridike në formë të mendimeve juridike për draft ligje ose për ligje, të cilat tashmë janë miratuar në vende të caktuara.
Roli i Komisionit të Venecias është të sigurojë mendim juridik për shtetet e tij anëtare dhe veçanërisht të ndihmojë shtetet që duan të harmonizojnë ligjet me standardet evropiane dhe përvojën ndërkombëtare në fushën e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit./tvklan.mk