Biden: Inkurajojmë Kosovën të përmbush obligimet e dialogut

BIDEN URON KOSOVËN

Presidenti i SHBA-së Joe Biden i ka dërguar mesazh lidershipit të Kosovës që t’i zbatojë marrëveshjet me Serbinë, të arritura në kuadër të dialogut.

Nëpërmjet telegramit të urimit që Biden i ka dërguar presidentes Vjosa Osmani  për 16-vjetorin e Pavarësisë,  SHBA-ja pret që të vazhdojnë të punojë bashkë me Kosovën për fuqizimin e institucioneve demokratike dhe përparimin e sundimit të ligjit.

“Kosova dhe SHBA-ja ndajnë një miqësi të qëndrueshme dhe partneritet – të përforcuar nga vizioni i përbashkët për një rajon më paqësor, të sigurt dhe të suksesshëm. SHBA-ja fuqishëm e mbështet një Kosovë multietnike dhe integrimin e saj në institucionet evropiane dhe euro-atlantike. Ne po ashtu vazhdojmë t’i mbështesim përpjekjet e dialogut të lehtësuara nga BE-ja për të arritur një marrëveshje normalizimi gjithëpërfshirëse me Serbinë – një hap i rëndësishëm përpara njohjes reciproke në fund (të procesit). Bashkë me vendet e rajonit dhe botës, SHBA-ja e inkurajon lidershipin e Kosovës që t’i përmbushë obligimet e tij, përfshirë të gjitha marrëveshjet e kaluara të arritura përmes këtij procesi”, tha Joe Biden.

Një ditë pasi  i ka reaguar ashpër kryeministrit Albin Kurti duke thënnë se ka dëmtuar partneritetin Kosovë SHBA për cështjen e dinarit, ambasadori amerikan ka takuar kryetarin e PDK-së Memli Krasniqi. Ky i fundit e konsideron thelbësore ruajtjen dhe thellimin e partneritetit me SHBA-në.Derisa kreu i LDK-së konsideron se Kosova është bërë peng i cmendurisë populiste.

Për deklaratën e Hovenierit kryeministrit i ka reaguar edhe kreu i AAK-së.

“Së pari i kisha bërë thirrje kryeministrit, presidentes të mos e marrin në qafë Kosovën, pra t’i kthehen një marrëdhënie të besueshme me Amerikën edhe ta synojmë fitoren e krejt fitoreve që është anëtarësimi në NATO, e jo fitore ditore sa me e rritë votën”, tha Ramush Haradinaj.

Kosova ka rënduar raportet me ShBA-në pasi nuk ka marrë parasysh kërkesat e saj për shtyrjen e zbatimit të vendimit të Bankës Qendrore për dinarin serb./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share