MPB: SMS porosi për pasaportat e gatshme në RTVM dhe ”Prolet”!

NDËRRIMI I DOKUMENTEVE PERSONALE

MPB-ja njoftoi se nga 19 shkurti – E Hënë, do të lehtësohet procedura për marrjen e pasaportave të gatshme, që janë fotografuar në objektin e RTVM-së ose në stacionin policor në lagjen “Prolet” në Shkup. Qytetarët përmes SMS-it do të njoftohen se mund të vijnë t`i marrin pasaportat.

Gjithashtu në dispozicion do të jetë edhe ueb-faqja mvr.gov.mk nëse pasaporta e tyre është gati.

“Lusim qytetarët që nëse nuk kanë marrë SMS ose nëse në faqen e internetit të MPB-së nuk ka konfirmim se pasaporta e tyre është gati, të mos vijnë në objektin e RTVM-së, për shkak se kjo do të thotë se dokumenti i tyre nuk është gati” – thonë nga MPB.

MPB-ja njofton se ata që janë fotografuar nëpër punkte tjera në Shkup ose qytete tjera, dokumentet e udhëtimit do t`i marrin në mënyrë të njëjtë sikurse tani.

Ndërkaq, gjatë ditës, Zv/Ministri Plotësues i Brendshëm, Mitko Bojmacaliev, bashkë me Sekretaren Shtetërore, Magdalena Nestorovska, kanë vizituar shërbimet administrative të MPB-së që gjenden në ndërtesën e RTVM-së, për të parë nga afër, sic thuhet, rikonstruimin e hapësirave si dhe procesin e ndërrimit të dokumenteve personale. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share