Thaçi: Partitë shqiptare gabojnë që dalin me kandidat për president

KLAN DEBAT – THAÇI PËRBALLË ANALISTËVE

Kandidaturat për President të RMV-së, sidomos ata shqiptare, për kreun e PDSH-së, Menduh Thaçin janë të përshpejtuara.

Mbrëmë në Klan Debat, Thaçi tha se pozita e Presidentit të shtetit është e paarritshme për shqiptarët derisa zgjidhet përmes votës popullore në zgjedhje.

Sipas tij, opozita shqiptare është mashtruar nga VMRO-ja për të nxjerrë kandidat për president, me qëllim që ta zë ngushtë BDI-në. 

Mendoj se Arbeni dhe grupi i tij, u ngutën pak që t’i japin edhe një pas opozitës maqedonase, një kurajo, inkurajim dhe të mundohen që koalicionin qeveritar  që e mbajmë ne, ta dëshpërojnë në skajshmëri partnerin kryesor të koalicionit, LSDM-në. “Kandidati i BDI-së do ta mundë Arben Taravarin minimumi 2 me 1” – deklaroi Thaçi.

Thaçi thotë se ai nuk i frigohet një fitoreje eventuale të madhe të VMRO-DPMNE-së. Ai shtoi se nëse ndodh që VMRO të fitojë 65 deputetë, ai do të jetë politikani që do t’i tregojë njerëzve që e kanë mbështetur se ajo fitore të çon drejt konfliktit.

“Gjasat e LSDM-së dhe të presidentit aktual për të mbijetuar mirë raundin e dytë janë vetëm nëse forcat politike shqiptare e përkrahin. Nëse nuk i përkrahin, duhet ta dimë se ata janë në pranë humbjes. Duhet ta dimë se me këtë humbje i çelim telashe të reja vetes” – tha Thaçi.

Sa i përket lajmeve që qarkulluan në opinion se Kreu i Bdi-së Ali Ahmeti do të garojë për president të shtetit, por edhe të ndonjë kandidati tjetër nga BDI, Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi këshilloi Ali Ahmetin që të mos nxjerrë kandidat për president. 

Sipas tij, Ahmeti duhet ta përkrahë fuqishëm nga fillimi partnerin qeveritar dhe kandidatin e tyre për president, LSDM-në e Kovaçevskit. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share