Qendra e skijimit në Kodrën e Diellit me lajm të mirë për skijatorët

Qendra e skijimit në Kodrën e Diellit informon se në dy ditët e fundjavës do të ketë mundësi për funksionimin e një pjese të skilifteve, ndërsa me këtë edhe mundësi për skijim në këtë qendër dimërore. Për shkak të borës së pamjaftueshme, skiliftet nuk kanë funksionuar që nga 29 janari.

“I informojmë adhuruesit e skijimit se në shtigjet “GE” dhe “Aeroport”, ka pasur kushte për skijim, skiliftet “GE” dhe “Aeroport”, teleferiku me dy ulëse “Shën Ilia” dhe teleferiku me gjashtë ulëse do të jenë në funksion gjatë fundjavës 17-18.02.2024. Njëkohësisht ju njoftojmë se çmimi për një kartë ditore është 800 denarë!”, informuan nga ski qendra Kodra e Diellit.

Këtë sezon dimëror, skijimi në Kodrën e Diellit zhvillohet në mënyrë periodike, sipas lartësisë së shtresës së borës. Shtresa e borës ishte mjaft e lartë për të funksionuar skiliftet dhe të ketë skijim nga 20 deri më 28 janar, ndërsa paraprakisht nga 18 deri më 24 dhjetor të vitit 2023.

Teleferiku me gjashtë ulëse funksionoi për shëtitje panoramike.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share