Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me vizitën e tij në Tiranë.
Ai ka falenderuar nëpërmjet një postimi Ambasadën Amerikane në Tiranë për punën e stafit të saj mbi prioritetet kyçe.
Ndër këto prioritete, Blinken rendit ndihmën për vendosjen e afganëve, mbështetjen për reformën në drejtësi dhe forcimin e partneriteteve ushtarake mes dy vendeve.
“Faleminderit Ambasadës Amerikane në Tiranë për punën tuaj të rëndësishme në prioritetet kyçe, që nga ndihma për rivendosjen e mijëra aleatëve afganë, te mbështetja e reformës së drejtësisë së në Shqipëri dhe forcimi i partneriteteve tona ushtarake”, shkroi ai në rrjetet sociale.
Kujtojmë që Blinken takimin e parë në Tiranë e zhvilloi me punonjësit e ambasadës për t’i shprehur vlerësimin për punën e bërë në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve./tvklan.al