Demiri: Vaksinimi është arritja më e madhe e sistemit shëndetësor, kërkoj nga prindërit që t’i qasen vaksinimit të fëmijëve të tyre

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri, në pyetjen e një gazetari për situatën e kollës së mirë, theksoi se vaksinimi është arritja më e madhe e sistemit shëndetësor.
“Qendra për Shëndet Publik Shkup, ka shpallur epidemi. Aktualisht në nivel shtetëror janë regjistruar 34 të sëmurë me pertusis. Do ta shfrytëzoj rastin që t’u drejtohem edhe një herë të gjithë qytetarëve, veçanërisht prindërve që kanë fëmijë të vegjël – arritja më e madhe e sistemit shëndetësor është vaksinimi, prandaj kërkoj që të gjithë t’i qasen vaksinimit të fëmijëve të tyre. Të gjithë fëmijët fillimisht duhet të vaksinohen, pastaj të shkojnë në kopsht. Ky ka qenë edhe një nga kriteret dhe rekomandimi i Komisionit për Sëmundjet Infektive”, tha Demiri./tvklan.mk
Lexo gjithashtu
Total
0
Share