Xhaferi nga Likova / Nuk më tangon kandidatura e Taravarit është çështje partiake

FUSHATA PARAZGJEDHORE FILLON MË 4 PRILL

Kryeministri Talat Xhaferi e ka vlerësuar si të panevojshme që të komentojë shpalljen e kandidaturës së Arben Taravarit si kandidat për president nga radhët e partive opozitare. I pyetur nga mediat ai tha se kandidatura e Taravarit është çështje e brendshme e partiake.

“Çështja e paraqitjes së Taravarit është çështje që më së paku mua më tangon ta komentoj, janë çështje të brendshme të subjekteve politike kështu që nuk ka nevojë të komentohet”, tha Talat Xhaferi.

Kryeministri Xhaferi u pyet edhe për atë nëse është në kundërshtim me ligjin që ai të paraqitet promovimin e realizimit të projekteve pas shpalljes së zgjedhjeve. Por ai tha se ky veprim është plotësisht në suaza të ligjit, pasi fushata parazgjedhore fillon më 4 prill.

“Përcaktimet ligjore për kufizimet fillojnë me datën e shpalljes së zgjedhjeve, që nënkupton më së voni 20 ditë para fillimit të fushatës parazgjedhore nuk guxojnë të ndodhin rastet siç janë sot. Kështu që nuk jemi në atë fazë të përcaktimeve ose përkufizimeve ligjore, në fakt zgjedhjet janë para parë më 24 prill, fushata duhet të fillon diku më 4 prill, 20 ditë para ditës së zgjedhjeve dhe përkufizimet ligjore janë që së paku 20 ditë para fillimit zyrtar të fushatës nuk guxon të ketë paraqitje të tilla, kështu që jemi në suaza të përcaktimeve ligjore dhe mundësive ligjore për punët që i kryejmë dhe që i bëjmë para qytetarëve”, tha Xhaferi.

Komentimet e këtilla kryeministri teknik Talat Xhaferi i bëri në Likovë ku mori pjesë në promovimin e Çerdhes në Komunën e Likovës e cila tani ka objekt më bashkëkohor me efikasitet energjetik dhe është Kopshti më i madh në rajonin e Kumunës së Likovës./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share