Zgjedhjet Presidenciale – Opozita shqiptare me Arben Taravarin!

Arben Taravari, kryetar i Aleancës për Shqiptarët, sipas gjitha gjasave do të jetë kandidat i opozitës shqiptare për President të RMV-së, përcjell tvklan.mk.

Emri i Taravarit përfolet tashmë prej disa javësh, si ofertë e krerëve të LEN-it për kreun e ASH-së, i cili ndezi atmosferën politike në vend pas vendimit për të zgjedhur koalicionin me opozitën shqiptare në zgjedhjet e 8 majit.

Në lojë siç mëson tvklan.mk, kanë qenë edhe dy emra tjerë, mes të cilëve edhe ish kreu i RDK-së, Rufi Osmani.

Kandidatura e Taravarit pritet të bëhet publike në ditët në vijim./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share