Murati: Prishja e raporteve me SHBA – propagandë me elemente të Beogradit!

Propagandë me elemente të Beogradit i ka quajtur ministri i  Financave, Hekuran Murati, deklaratat dhe lajmet për “prishjen” e raporteve të Qeverisë së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas vendimit të Bankës Qendrore për dinarin serb.

Murati këmbëgul se Kosova është partnere e përkushtuar.

“Ne jemi partner të përkushtuar dhe i ndajmë të gjitha informatat e nevojshme me ta. Është një vendim i BQK-së i dhjetorit të vitit të kaluar. Ka qenë i planifikuar të hyjë në fuqi më 1 shkurt. Ne koordinohemi, konsultohemi dhe kemi parasysh të gjitha aspektet. Të gjithë partnerët ndërkombëtarë e mbështesin njëzëri qëllimin që do të arrihet përmes këtij vendimi, i vetmi dallim ka qenë te periudha tranzitore. Këto prishjet e raporteve janë propagandë të elementeve kryesisht nga Beogradi për një çështje që është tërësisht teknike”, deklaroi Ministri i Financave i Kosovës, Hekuran Murati.

Ka fajësuar Prokurorinë Speciale pse s’po forcohet argumenti para ndërkombëtarëve se Serbia me dinarët që i transferonte në Kosovë sponsorizonte edhe grupet terroriste.

“Sepse mungon një aktakuzë. Mungon veprimi i Prokurorisë. Si mund të presim nga partnerët tanë që të kenë urgjencë për sulmin në Banjskë, kur ka institucione në Kosovë që e marrin me shumë qetësi këtë far çështje. Të gjithë po presim që Prokuroria të lëvizë rastin e Banjskës dhe do ta përforconte argumentin tonëRregullorja e re e Bankës e bën euron si valutën e vetme për pagesa në Kosovë. Kjo ka nxitur reagime nga komuniteti serb ndërsa faktori ndërkombëtar  i ka bërë thirrje Qeverisë ta shtyjë vendimin për një periudhë tranzicioni”, tha Murati.

Ndihmës-sekretari i Shtetit amerikan, James O’Brien, ka thënë dje se nuk do ta trajtojnë Qeverinë e Kosovës si partnere nëse s’trajtohen njëjtë, duke i bërë thirrje ta tërheqin vendimin për dinarin./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share