Micevski: Njëri nga kandidatët ka tërhequr kandidaturën

PËRBËRJA E KSHZ-SË

Koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski deklaroi sot se njëri prej kandidatëve për anëtarë në KSHZ, ka tërhequr kandidaturën e tij. Bëhet fjalë për kandidatin Zulfi Adili, të propozuar nga partia e Arjanit Hoxhës. Me këtë sipas Micevskit, është tejkaluar problemi në komisionit parlamentar për zgjedhje dhe emërime, i cili tash mund ta zgjedhë për anëtarë kandidatin e opozitës shqiptare, Abdush Demiri.

“Informatat që i kemi rreth problemit që ekzistonte në Komisionin për zgjedhje dhe emërime, përkatësisht me mos tërheqjen e dy anëtarëve për plotësim të një vendi të zbrazët për opozitën shqiptare, njëri nga kandidatët i ka tërhequr dokumentet. Kështu që, janë hapur mundësitë që komisioni të sjell vendim dhe ta dërgojmë në seancë plenare, do të thotë material në bazë të së cilin njëri nga kandidatët, mendoj se e kishte emrin Abdush Demiri, do të jetë kandidat për plotësimin e vendit në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve” – tha Nikolla Micevski, VMRO – DPMNE.

Kujtojmë se, pas hyrjes së Aleancës për Shqiptarët në qeveri dhe pasi Krenar Lloga, i cili paraprakisht ishte anëtar i opozitës në KSHZ, mori detyrën e ministrit të Drejtësisë, në KSHZ mbeti një vend i zbrazët e që sipas ligjit, i takonte opozitës shqiptare. Për këtë pozitë, kandidatura paraqitën Lidhja Evropiane për Ndryshim dhe partia e Arjanit Hoxhës. Megjithatë, LEN, insistonte se kjo pozitë i takonte atyre, pasi partia e Hoxhës është themeluar vetëm para disa muajve, pasi dolën nga Lëvizja Besa, ndërsa sipas ligjit, opozita definohet në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Nga data 5 janar, Lidhja Europiane për Ndryshim bojkotoi punën e Kuvendit, si shenjë proteste, pasi nuk u plotësua kërkesa e tyre që kandidati për anëtar të KSHZ-së nga ky bllok politike, të zgjidhet deri më 31 dhjetor të vitit të kaluar. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share