SPB – Tetovë: Aksident në Strazhë – ndërron jetë një person!

Sot rreth orës 12.00 në SPB-Tetovë është raportuar se në rrugën magjistrale Kërçovë – Gostivar, në Strazhë, një automjet “Folksvagen Sharan” me targa të Ohrit, që drejtohej nga 49-vjeçari B.N nga Ohri ka goditur një automjet të parkuar “Renault” me targa të Shkupit, pronë e NP “Rrugët e Maqedonisë.

Gjatë aksidentit, në vendngjarje ka ndërruar jetë vozitësi, kurse tre persona – shtetas të huaj nga Anglia dhe Surinami, kanë marrë lëndime dhe janë transferuar në Spitalin e Përgjithshëm “Ferid Murad” në Gostivar. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share