Shqipëria dhe Mali i Zi në Komitetin Ekonomik dhe Social Evropian
Të enjten Shqipëria dhe Mali i Zi të përfaqësuar nga kryeministrat Edi Rama dhe Miljoko Spajiç do të marrin pjesë për herë të parë në mbledhjen e Komitetit Ekonomik dhe Social Evropian.
Ky institucion synon përfshirjen në të, të shteteve në procesin e zgjerimit. Sesioni plenar i këtij komiteti përfshin në axhendë edhe Maroš Šefčovič, Zëvendës presidentin e Komisionit Evropian, Komisioneren për Demokraci dhe Demografine Dubravka Šuica dhe zv.sekretaren e Përgjithshme te OKB-së Tatiana Molcea.
Përpara këtij eventi gjatë pasdites së ditës së sotme kryeministri Rama do të ketë takime me presidenten e komisionit evropian Ursula Von Der Leyen dhe atë të Këshillit Evropian Charles Michel.
Burime diplomatike në Bruksel i thanë televizionit kombëtar Klan News se në qendër të këtij takimi do të jetë plani i rritjes ekonomike për rajonin dhe hapja e negociatave për kapitujt e parë të anëtarësimit proces që mbahet i bllokuar nga Greqia.
Klan News