Juventus humb ndeshjen e dytë radhazi

Allegri kritikon arbitrin, gjobitet me 10 mijë Euro

Dy humbje radhazi dhe 1 pikë në tre ndeshjet e fundit. Juventus është duke humbur terren në raport me Inter në garën për titull. Bardhezinjtë luajtën mirë në faza të ndryshme të lojës, por me Udinezen u treguan të pakujdesshëm duke pësuar një gol që nuk e kishin menduar që do t’u kushtonte shtrenjtë.

Udineze u tregua e zgjuar duke ndryshuar taktikën e Juventusit dhe duke ngadalësuar lojën e tyre për të ruajtur rezultatin deri në fund të takimit. Teksa kanë mbetur edhe 14 javë nga fundi i sezonit, kjo humbje mund të ndikojë në synimet e skuadrës. Allegri gjithsesi vendos si objektiv vetëm Champions League.

“Kemi humbur dy ndeshje radhazi. Por vizioni jonë nuk duhet të humbë. Duhet të japim diçka më shumë për të bërë pikë. Jemi ende në vendin e dytë dhe synojmë Champions që është objektivi kryesor. Donim të qëndronim ngjitur me Interin që po bën një kampionat të shkëlqyer.”

Por tekniku ka qenë i pakënaqur me arbitrimin. Ai madje ka kritikuar gjyqtarin në ambientet e brendshme të stadiumit dhe për këtë është gjobitur me 10 mijë Euro nga federate e futbollit.

Aktualisht, Juventus numëron 7 pikë më pak se Interi kryesues. Zikaltrit kanë një ndeshje më pak.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share