Liga e Parë: Gostivari – Vardari hapin siparin e sezonit pranveror më 17 shkurt në ora 14:00

Kampionati në ligën e parë, pjesa pranverore fillon më 17 shkurt (e shtunë) me ndeshjen hapëse mes Gostivarit dhe Vardarit.

Kështuqë komisioni për gara në kuadër të FFM-së ka bërë të gjitha parapërgatitjet e duhuar për një fillim sa më të suksesshëm, ndërsa të gjitha ekipet e Ligës së pare kanë zhvilluar përgatitje sipas mundësive që kanë pasur në klubet e tyre dhe janë përforcuar aq sa kanë pasur nevojë.

Pesë takimet tjera të javës së 19-të, do të zhvillohen më 18-të shkurt ku do të përballen: Makedonija Gj.P – Shkëndija, Shkupi – Voska Sport, Rabotniçki – Struga Trim Lum, Sileksi – AP Brera dhe Bregallnica – Tikveshi. Të gjitha ndeshjet e javës së 19-të fillojnë në ora 14:00.

Kujtojmë se pas përfundimit të pjesës vejeshtorte të kampionatit renditja tabelore është sa vijon. 1.Struga Trim Lum 39 pikë, 2.FC Shkupi 38, 3.Shkëndija 35, 4.Sileksi 27, 5.Gostivari 24, 6.Rabotniçki 23, 7.Tikveshi 22, 8.AP Brera 20, 9.Voska Sport 20, 10.Makedonija Gj.P 18, 11.Bregallnica 17, Bregallnica 17, 12.Vardari 17 pikë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share