Sonte në autobusin e linjës nr.7 në stacionin e autobusëve tek kompleksi I Bankave, ka ndodhur një incident, sic thuhet, I nxitur nga tensionet politike.
Ndërmarrja Publike e Transportit – Shkup, u ka bërë thirrje partive politike që ta qetësojnë retorikën e tyre në periudhën parazgjedhore, të veprojnë me përgjegjësi dhe të mos shfrytëzojnë retorikë që nxit tensionet midis qytetarëve.
“I bëjmë thirrje MPB-së dhe Ministrit Teknik, Pançe Toshkovski, që është kompetente për zbatimin e zgjedhjeve të drejta e demokratike, të ndërmarrë masa adekuate për të parandaluar fushatën e këtillë nxitëse që shkakton mostolerancë tek të rinjtë. Bëjmë thirrje që MPB-ja t`i përforcojë kontrollet në automjetet e transportit publik si dhe në stacionet e autobusëve” – thonë nga NPT Shkup.
Fatmirësisht, sic njoftohet, në këtë ngjarje nuk ka të lënduar, kurse është shkaktuar vetëm dëm minimal material (dritare e thyer) që do të mbulohet nga sigurimi i automjetit./tvklan.mk
⚠️🇦🇱Македонски деца нападнати во 57-ца, Радишани
Предизборни зачестија провокациите. Деновиве во повеќе наврати се напаѓаат Македонци, најчесто со нож. pic.twitter.com/ovjCHQBi2V
— Патриотско Друштво (@Patrioticlub) February 11, 2024
nbsp;